VIDEO/ Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover “ dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve kofidenciale, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×