VIDEO/ Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe një ndotje të konsiderueshme në të gjithë zonën.

Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtellunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca të largëta. Intensiteti i zjarrit ka krijuar një panoramë shqetësuese, me flakë gjigante që kanë përfshirë objektin dhe me ndotje të rëndë të ajrit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur të gjitha automjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilët janë angazhuar në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre në objektet përreth.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. Autoritetet po punojnë në kushte të vështira për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve materiale sapo flakët të neutralizohen plotësisht.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×