
Burrë e grua u dhunuan me sende të forta në Fushë-Arrëz nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, kur 55-vjeçarit Skënder Nika i zunë pritë në rrugë teksa po kthehej nga puna në Hidrocentralin e Fierzës, duke e dhunuar me sende të forta. Mësohet se bashkëshortja e tij, Bardhe Nika me të dëgjuar zhurmën dhe britmat e të shoqit ka dalë në rrugë, ku u përpoq të shpëtonte te shoqin, por edhe 51-vjeçarja ra pre e dhunës.
Në një prononcim për News24, Bardhe Nika ka deklaruar se gjithçka ka nisur tre ditë më parë, ku autori i pretenduar prej saj, ka pasur një përplasje me djalin e saj.
“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”, tha ajo.
Burrë e grua përfunduan në urgjencën e Spitalit të Pukës, prej nga ku bëhet me dije se 55-vjeçari ka dëmtime të shumta në brinjë dhe hematoma të tjera. Bashkëshortët Nika thonë për News24, se agresorët iu prezantuan si policë, kurse njëri prej tyre kishte armë zjarri automatike.
Me marrjen e njoftimit forcat e policisë shkuan në fshatin e thellë malor dhe paraprakisht dyshohet se agresorët mund të jenë larguar drejt zonës së pyllëzuar Arst-Miliska.
Fillimisht u raportua se shkak për sulmin ndaj çiftit Nika mund të jetë bërë zbulimi i parcelave të drogës nga policia në arat e fqinjëve të tyre, ku ata mund të kenë sinjalizuar uniformat blu, por një tjetër pisë është konflikti për mbledhjen e dredhëzave në mal, një aktivitet që vitet e fundit mban ekonominë e zonës.
and then