
Armando Broja vitet e fundit është kthyer në emrin më të lakuar të merkatos nga legjionarët kuqezi që luajnë në ligat kryesore të kontinentit. Sezoni i fundit për bomberin shtatëlartë nuk rezultoi i suksesshëm, kjo pasi ai u aktivizua vetëm 24 ndeshje me Burnley në Premier League dhe arriti të shënojë vetëm një gol, e të dhurojë 1 asist.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Dimarzo, Armando Broja mund të luaj në Serie A sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është shndërruar në objektivin kryesor të Cagliarit për repartin ofensiv, me klubin italian që po punon për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Cagliarit e shohin 24-vjeçarin si përforcimin ideal për sulmin, ndërsa Broja pritet të largohet nga Burnley pas rënies së klubit në Championship.
Interesimi i skuadrës sardiniane vjen në një kohë kur edhe Lazio ka kërkuar informacione për shqiptarin, çka tregon se ai vazhdon të ketë vlerësim të lartë në tregun italian.
Broja tani pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij, me Serie A që shihet si destinacioni më i mundshëm, për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
and then