Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata jep masa sigurie për tre ish-funksionarë në Elbasan/ Dyshohen se shfrytëzuan detyrën për të përfituar pasurinë e një qytetari

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjykata ka vendosur masa sigurie ndaj tre ish-funksionarëve publikë, të dyshuar për veprime të kundërligjshme të kryera duke shfrytëzuar detyrën e tyre.

Sipas organit të akuzës, tre personat dyshohet se kanë përdorur detyrën për të përfituar pasurinë e një qytetari.

Njoftimi;

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ ndaj tre ish -funksionarëve të shtetit, G.A, K.H. dhe D.A, Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Hetimet mbi procedimin penal nr.238, datë 02.03.2026, nisën mbi bazën e materialit të ardhur për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga hetimi i deritanishëm ka dyshim të arsyeshëm se ish–funksionarët G.A, K.H dhe D.A, gjatë ushtrimit të detyrës, duke shfrytëzuar funksionet e tyre si Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, në bashkëpunim, kanë shtrënguar me anë të dhunës shtetasin A.B subjekt tregtar, duke shtënë në dorë në mënyrë të padrejtë pasurinë e tij me qëllim moskryerjen e kontrolleve ndaj subjektit që ky shtetas administron, duke cenuar marrëdhëniet juridike që mbrojnë lirinë e personit dhe pasurinë private.

Hetimet e kësaj çështje po vijojnë me prioritet, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, me qëllim dokumentimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grup-veprave që lidhen me veprat penale kundër lirisë së personit si dhe pasurimin e paligjshëm e që cenojnë të drejtat pasurore të shtetasve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×