
Situata te Senegali është e pabesueshme, ndërsa përfaqësuesja është pjesë e Botërorit. Nga kampi ku ndodhet Senegali raportohet se vështirësitë po pengojnë përgatitjen e skuadrës si duhet.
Ndër problemet e përmendura janë bonuset e papaguara për lojtarët, që vazhdojnë të shtojnë pakënaqësitë. Po ashtu edhe logjistika është një dështim.
Akomodimi në hotel është larg nivelit ku përfaqësuesja ndodhet. Madje edhe më keq, cilësia e ushqimit është po ashtu problem pasi lojtarët detyrohen të porosisin jashtë në mungesë të një kuzhinieri.
Pape Thiaë ndërkohë po punon edhe pse nuk ka kontratë dhe nuk paguhet prej muajsh. Senegali ndërkohë është përpara sfidës së 23 qershorit, që e vendos përballë Norvegjisë.
and then