Përplasi makinat e policisë në përpjekje për t’u shpëtuar prangave, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”

34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.

Mësohet se efektivë nga Tirana ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë pikasur ditën e djeshme në Ksamil.

Rreth orës 22.30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të krimeve të Sarandës. Sapo ka pikasur forcat e policisë, Caushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet.

Menjëherë ka nisur ndjekja dhe nga Saranda janë nisur dhe forca të FNSH. Pas 30 minutash, Caushllari është pikasur nga agjentë të krimeve të Sarandës pranë një biznesi privat në aksin Ksamil – Butrint. Atij i është sekuestruar edhe automjeti, i cili rezulton në emër të të vëllait.

Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të Caushllarit, por burime të pakonfirmuara ende bëjnë me dije se ai kërkohej pas një dënimi nga GJKKO.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×