
Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e lumit”,përgjatë shëtitores,në qytetin e Beratit.
Një 35-vjeçar,që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motorr,ka përplasur në vijat e bardha turistin hollandez,shtetasin V.J,53-vjeç,i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh.I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajona Berat, ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën,nën kujdesin e mjekëve.
Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorrit,35-vjeçarin B.M,banues në Berat.
and then