VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin e Krrabës, makina shkrumbohet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pak çaste pasi kishte dalë nga Tuneli i Krrabës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar praninë e flakëve dhe ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tij. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e përfshirë të gjithë mjetin, i cili është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Tym i dendur është ngritur në zonë, ndërsa kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe fikjen e plotë të zjarrit, si dhe për shmangien e rrezikut për automjetet që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Dyshohet paraprakisht për një defekt teknik në automjet, por vetëm hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e saktë të ngjarjes.

Autoritetet po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×