
Ky Botëror dhuroi emocione të mëdha që në ndeshjet e para, ku përveç rezultateve të drejta, pati edhe surpriza. Gazetari Erion Todhe, iu përgjigj pyetjeve të Trevisa Tufës, në bisedën në studion e “Botërori Amerikan”.
Todhe, si të duket ky Botëror deri në këtë pikë, çfarë shije të ka lënë?
“Edhe ky Botëror nuk mund të ishte ndryshe. Ka shumë nota spektakli, kjo e bën të veçantë. Ndryshe nga herët e tjera, ka më shumë spektakël. Nga ana kompetitive, mbizotëron më shumë spektakli.
Todhe, shkurtimisht, cili është ekipi që të ka bindur më shumë dhe cili të ka zhgënjyer?
Zhgënjim deri tani është Anglia. Ka lojtarë të mirë, por asnjëherë nuk po bëhet skuadër. Ka shumë cilësi dhe pritshmëri, por nuk po del ku duhet.
Skuadra që më ka bindur më shumë. Jam midis Francës, Argjentinës dhe Portugalisë.
and then