
Dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, hynë në det për t’u larë në një ditë vere, pa e ditur se ato do të përjetonin çastet e fundit të jetës së tyre.
Mesditën e së premtes, më 19 qershor, plazhi i Tales në Lezhë u kthye në skenën e një tragjedie që tronditi opinionin publik dhe preku zemrat e të gjithëve. Dallgët e detit morën dy jetë duke lënë pas një dhimbje të pamasë, lot dhe shumë pikëpyetje.
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, në News 24 prindërit kanë bërë një rrëfim prekës të dhimbjes së madhe që po përjetojnë, atë të humbjes më të rëndë që mund t’i ndodhë një familjeje. Ata janë gjithashtu prindër të tre fëmijëve të tjerë dhe jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, përballë varfërisë ekstreme.
Mes emocioneve të forta dhe dhimbjes së pashuar, ata do të tregojnë për ditën që ua ndryshoi përgjithmonë jetën.
Kjo është një histori që trondit, një histori që kërkon reflektim, por mbi të gjitha një histori njerëzore për dy fëmijë që u larguan shumë herët nga kjo botë.
“Te miturat ishin vajza tezes. Vajza mu lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë të shkonte, ishte hera e parë.
Prindërit e 9-vjeçares, të mitures tjetër janë në shok. Vajzat hynë pa njoftuar, tezja e vajzës ishte me të.
Kur ndodhi isha në Durrës më njoftuan se vajzat nuk janë mir. Kunata ka qenë me burrin e saj”, tha ai.
Përveç plagës së rëndë shpirtërore që mbajnë mbi supe, familja përballet edhe me vështirësi të mëdha ekonomike dhe kushte të papërshtatshme jetese. Mes dhimbjes së tyre të thellë, vjen edhe një apel për ndihmë, në mbështetje të tre fëmijëve që vazhdojnë jetën përballë sfidave të mëdha.
and then