Kateringu vinte nga Sori-al/ Dyshohet se u helmuan nga ushqimi i darkës, zbulohet se çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Zbulohet menuja që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët shfaqën shenja helmimi, që dyshohet se erdhi nga ushqimi. Shërbimi katering ofrohej nga kompania Sori-al, e cila u përfshi pak kohë më parë në një skandal, ku shumë studentë të Akademisë u helmuan pas konsumimit të një vakti ushqimi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për se 30 studentë kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Më poshtë menuja që është konsumuar në darkë për studentët.

Menuja:
Pilaf
Makarona
Fasule
Sallam
Salcice
Kos
Qumësht
Buke



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×