Nuk kanë fund skandalet! Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital. Kateringu vinte nga “Sori-al”

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet se studentët janë helmuar nga ushqimi. AKU pritet të marrë sot mostra ushqimi i kompanisë së kateringut “Sori.al” për të përcaktuar shkaqet e plota.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×