Prag sfida ndaj Spanjës, “përplasje” tek Uruguai, tekniku Bielsa debaton ashpër me “senatorët” e ekipit

Ka shpërthyer një kaos i madh në kampin e Uruguait, vetëm pak orë para përballjes me Spanjën, e cila do të zhvillohet gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas raportimeve të mediave vëndase, në orët e fundit ka pasur më shumë se një përplasje mes trajnerit Marcelo Bielsa dhe disa prej lojtarëve më me peshë të skuadrës. Konkretisht, Sergio Rochet, Manuel Ugarte, Rodrigo Bentancur dhe Federico Valverde i kanë bërë të ditur privatisht teknikut 70-vjeçar se nuk janë dakord me taktikën që ai synon të përdorë ndaj Spanjës.

Lojtarët preferojnë një skemë më mbrojtëse, me vijën e mbrojtjes të vendosur më thellë dhe goditje në kundërsulm, ndryshe nga qasja e Bielsës. Në qendër të kritikave ka qenë edhe intensiteti i seancave stërvitore, të cilat sipas disa futbollistëve konsiderohen tepër të ngarkuara.Pritet të shihet se sa do të ndikojnë këto përplasje në prag të sfidës më të rëndësishme të Uruguait deri më tani këtë botëror, asaj ndaj Spanjës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×