Tërmeti shkatërrimtar në Venezuelë/ Nëna humbi jetën duke mbrojtur vajzën, futbollisti prek me fjalët për bashkëshorten

Një histori prekëse ka dalë në dritë mes tragjedisë së shkaktuar nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën.

Andrea Bello, bashkëshortja e futbollistit venezuelian Héctor Bello, humbi jetën pasi mbrojti vajzën e tyre të vogël gjatë shembjes së ndërtesës ku ndodheshin.

Sipas rrëfimit të futbollistit dhe raportimeve të mediave, fëmija arriti të mbijetojë falë sakrificës së nënës.

Në një mesazh prekës të publikuar në rrjetet sociale, Héctor Bello shkroi se një ditë do t’i tregojë vajzës së tyre se nëna e saj dha jetën për ta shpëtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove dhe se si dhe jetën tënde e dhe për vajzën tonë. Ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur more frymën e fundit”, shkroi ai.

Futbollisti bëri të ditur se vajza e tyre dhe tezja e saj ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai po përballet me humbjen e bashkëshortes.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura nga dy tërmetet që goditën veriun e Venezuelës. Sipas autoriteteve, deri tani janë konfirmuar të paktën 589 viktima dhe rreth 2,980 të plagosur, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Mes viktimave janë raportuar edhe shtetas të huaj, përfshirë katër spanjollë, një portugez dhe dy brazilianë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka nisur të ofrojë ndihmë për përballimin e katastrofës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×