E rëndë në Pogradec! Burri dhunon brutalisht bashkëshorten, gruaja përfundon në spital

Sipas informacioneve, një konflikt çasti midis dy të moshuarve ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, ku i moshuari rreth 80 vjeç ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij, rreth 78 vjeçe.

Kjo e fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, por sipas uniformave të bardha, e moshuara do të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje, autori është shoqëruar në komisariat ndërsa do të vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×