
Kepi i Gjelbër dhe Arabia Saudite janë ndarë me barazim pa gola. Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e tretë dhe të fundit në Grupin H. Rezultat historik për Kepin e Gjelbër që u kualifikua si vend i dytë. Kështu me 3 pikë, la pas Uruguain dhe pse pa regjistruar asnjë fitore. Uruguai, njësoj si Arabia Saudite me 2 pikë, u eliminuan që në fazën e grupeve.
Kepi i Gjelbër si debutues do të përballet me Argjentinën në vazhdim. Shorti më i favorshëm i mundshëm ky për Leo Mesin me shokë.
Kepi i Gjelbër është edhe surpriza më e madhe e Botërorit deri tani. Kjo pasi edhe më parë ndaj Spanjës dhe Uruguait nuk humbi.
and then