
Ermal Krasniqi është zyrtarisht lojtar i Amedspor. Klubi i Superligës turke e ka prezantuar si transferimin e parë në merkaton e verës.
Krasniqi ishte pjesë e Legias së Varshavës si huazim gjatë sezonit të fundit. Kartoni i tij ndërkohë i përkiste Spartës së Pragës.
27-vjeçari është sulmues në krahun e majtë dhe do punojë me Besnik Hasin si trajner. Sa i përket Amedspor, i beson lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës. Më parë transferonte Florent Hasani.
Synimi është për një përfaqësim sa më dinjitoz në elitën turke. Hasi e ka eksperiencën e parë aty.
and then