Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve te Qafa e Koshovicës

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan , pranë “Qafës së Koshovicës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit , si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×