Vrau me thikë Martin Canin/ Rikthehet pjesërisht për shqyrtim çështja, kërkohet një raport psikologjik për autorin

Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor në lidhje me vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar përgatitjen e një raporti psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, Mario Përlleshaj, si dhe për të plagosurin Luis Mecja.

Sipas vendimit, janë caktuar dy psikologe të cilat do të hartojnë raportin psikologjik pasi të kenë zhvilluar kontakt dhe vlerësim me të miturit e përfshirë në çështje.

Ky veprim vjen si pjesë e rivlerësimit të rrethanave të ngjarjes dhe gjendjes psikologjike të të përfshirëve në dosje.

Seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të paraqiten rezultatet e ekspertizës dhe të vijojë shqyrtimi i çështjes. Kujtojmë se autori është dënuar me 16 vite burg.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×