Autobusi u përplas me trafikndarësen/ Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, Brataj: 4 të plagosur në sallën e operacionit, mes tyre një i mitur

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e sotme pranë QTU-së, ku një furgon i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri të ditur se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një i mitur, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë.

“Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur”, u shpreh Brataj.

Sipas tij, në spital po marrin trajtim mjekësor nga 10 deri në 14 persona të lënduar, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë të ndjekin nga afër gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×