E denoncoi bashkëshortja, AMP arreston punonjësin e Gardës për dhunë në familje

Punonjësi i Gardës së Republikës arrestohet për dhunë në familje. Drejtoria Rajonale Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, shtetasin me inicialet H. S, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura.

Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin. Pas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, AMP bëri arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×