Tjetër aksident në Pogradec/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, duke shtuar bilancin e ngjarjeve të regjistruara në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak çaste më parë, ndërsa ambulanca është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit, por burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai po reagon, ndërsa pritet transportimi i tij drejt spitalit për trajtim mjekësor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×