Zyrtare/ Allegri firmos me Napolin, ish tekniku i “Djallit” do të drejtojë nënkampionët e Italisë deri më 2029

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Klubi kampion i Italisë ka konfirmuar emërimin e teknikut italian, i cili ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2029.

Pas largimit të Antonio Contes, drejtuesit e Napolit i kanë besuar pankinën një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit italian. Për Allegrin nis një sfidë e re, me objektivin për të mbajtur ekipin në nivelet më të larta, si në Serie A ashtu edhe në arenën europiane.

Me një karrierë të pasur dhe disa tituj kampionë në Itali, Allegri rikthehet në një projekt ambicioz, ku pritet të udhëheqë Napolin në mbrojtjen e titullit dhe në garën për trofe të tjerë gjatë sezoneve në vazhdim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×