
Maroku është kualifikuar për në çerekfinalen e Botërorit, pasi triumfoi me shifrat 0-3 ndaj Kanadasë. Kanadezët e nisën mirë sfidën, krijuan raste dhe vendosën disa herë në vështirësi kundërshtarin.
Të besuarit e Mohamed Ouahbi kaluan në avantazh me golin e Ounahi. Ounahi dyfishoi shifrat, pak më vonë. Rahimi thelloi rezultatin, me një gol në të 90-tën. Maroku bëhet i vetmi komb afrikan që ka arritur ndonjëherë në çerekfinalet e Botërorit në dy edicione të ndryshme dhe dy herë radhazi, në 2022 në Katar dhe tani.
and then