“Niko Qarkaj është dhunuar nga policia, pas krizave të epilepsisë”/ Avokati i protestuesit të ndaluar: Është në grevë urie, gjendja e tij jo e mirë. Njoftuam Avokatin e Popullit dhe “Helsinkin”

Përfaqësuesi ligjor i njërit prej të arrestuarve, Niko Qarkaj, Gentian Serjani ka bërë një denoncim të fortë për Neës 24 ku tha se klienti i tij është dhunuar nga policia dhe nuk i është dhënë ndihma teksa ka pasur kriza epilepsie.
Ai tha se klienti I tij që nga momenti i arrestimit është në grevë urie.
Serjani tha se është njoftuar Avokati i Popullit dhe KShH, por ende s’ka asnjë përgjigje.

“Niko Qarkajn e kanë kapur tre herë krizat dhe ngaqë nuk është i vetëdijshëm, është dhunuar dhe nuk është ndihmuar për ta kaluar.
Më tregoi kanatjeren e gjakosur. I kemi bërë kërkesë prokurorisë, sepe personi s’duhet të mbahet në arrest në burg, por s’kemi marrë një përgjigje.
Është në grevë urie për shkak të padrejtësisë që i është bërë, sepse u shoqërua sapo u fut në lokal.
Është shoqëruar me ambulancë, por nuk mban mend asgjë, vetëm që është kërcënuar dhe dhunuar nga patrulla.
Kemi njoftuar Avokatin e Popullit, do të njoftojmë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, por s’kemi asnjë përgjigje.
Do të qëndroj për të parë situatën shëndetësore për Nikon.
Për tjetrin gjithçka është në rregull”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×