Zjarri masiv në Shijak/ Flakët përhapen me shpejtësi nga era, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Koxhasit në Shijak, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke u bërë të dukshme edhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×