
Argjentina kompletoi një përmbysje spektakolare ndaj Egjiptit, duke fituar 3-2 pas një ndeshjeje plot emocione dhe duke siguruar biletën për në çerekfinalet e Botërorit. Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 0-2 në minutat e fundit, duke dëshmuar edhe një herë karakterin e tyre. Trajneri Shpëtim Duro, bëri analizën e tij, në Botërori Amerikan.
“Që në pjesën e parë duhet të aktivizonte Lautaron. Deri në minutën e 66-të, Argjentina ishte inekzsistente. Në momentin e ndërrimit, bëri dy aktivizime, Nico Gonzales dhe Lautaro. Nico ofensiv nga krahët i dha diçka. Gjithë çelësi ishte Messi dhe lëvizja e tij, dalja në krahun e duhur.
Deri në atë moment, Egjipti ka bërë super-bllokim. Momenti kur u bë ndërrimi, Messi doli në pozicionin e rinisë së vet”.
and then