
Federata Portugeze e Futbollit ka bërë të ditur së fundmi largimin e trajnerit Roberto Martinez. Vendimi erdhi, pas zhgënjimit në Botëror, me skuadrën që u eleminua nga Spanja.
“Federata Portugeze e Futbollit njofton se këtë të mërkurë marrëdhënia kontraktuale me trajnerin e ekipit kombëtar, Roberto Martinez, dhe stafin e tij përfundoi zyrtarisht.
Federata falënderon Roberto Martinez dhe stafin e tij të trajnerëve për profesionalizmin dhe përkushtimin që kanë demonstruar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, një periudhë e shënuar nga fitimi i Ligës së Kombeve 2025, por edhe për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin me të cilin e kanë përqafuar projektin dhe për mënyrën se si gjithmonë e kanë respektuar vendin dhe futbollin portugez”.
and then