
Gara për Topin e Artë 2026 është më e hapur se kurrë. Pas një sezoni plot emocione dhe një Kupe Bote që ndryshoi ekuilibrat, ende nuk ka një favorit absolut për trofeun më prestigjioz individual në futboll.
Në mesin e kandidatëve kryesorë vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili edhe një herë tregoi klas dhe ndikim në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, konkurrenca është më e fortë se kurrë.Nëse Argjentina do të triumfonte në Kupën e Botës, atëherë “pleshti” do të ishte “Topi i Artë” i padiskutueshëm, port ani me suksesin e Spanjës gjërat ndryshojnë.
Rodri mbetet një tjetër pretendent serioz, falë një sezoni të shkëlqyer dhe rolit vendimtar si me klubin, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, emra si Kylian Mbappé dhe talenti i ri Lamine Yamal vazhdojnë të fitojnë terren me paraqitjet e tyre mbresëlënëse, ndërsa edhe Fabián Ruiz ka forcuar kandidaturën pas performancave të nivelit të lartë.
Pavarësisht se Kylian Mbappe nuk fitoi asnjë trofe qoftë me Francën apo edhe me Real Madrid, sërish sulmuesi francez mbetet një prej kandidatëve kryesorë, kjo për faktin që ai mbetet lojtari I vetëm që pas sulmuesit portugez Eusebio në mesin e viteve 60, që të kryesojë listen e golashënuesëve në Kupën e Botës, Champions Ligë si dhe në kampionatin përkatës, në këtë rast në La Liga.
Analistët janë të ndarë dhe parashikimet mbeten të vështira. Për herë të parë pas shumë vitesh, nuk ka një emër që dominon bindshëm garën për Topin e Artë. Votuesit do të duhet të peshojnë me kujdes sukseset kolektive, statistikat individuale dhe ndikimin që secili futbollist ka pasur në momentet vendimtare të sezonit.
Pikërisht kjo pasiguri e bën edicionin e këtij viti një nga më interesantët e dekadës, me fituesin që pritet të zbulohet vetëm në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve.
and then