
Skandali i përvetësimit të të 69 milionë lekëve nga fondet e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët e Durrësit dhe Shijakut, ka marrë përmasa të tjera pas publikimit të videove nga zyrat e Postës së Durrësit. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër zyra, duket ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni, e cila tashmë është një nga të arrestuarat për grabitjen e parave. Nga pamjet duket se është ajo që ka lëvizur paratë të futura në një thes të zi, e pashqetësuar nga kamerat në ambientin ku punonte.
Në pamje duken momente brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish-arkëtaren, Paola Danaj dhe lë në shkujdesje thesin me para sipër dy karrigeve që më pas bie në tokë. Duni largohet nga zyra e Danajt për pak çaste, duke e lënë thesin me para në tokë dhe rikthehet sërish për ta marrë atë.
Para togave të zeza tre punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve.
and then