
Familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor, kanë mbajtur sot homazhe në nder të tij.
Buzë deti, që aq shumë e donte, të afërmit e Enrikut kanë hedhur lule dhe kanë nderuar kujtimin e gazetarit shumë të dashur për vlonjatët dhe jo vetëm.
Ndërkohë, buzë deti është vendosur dhe një shkrim me emrin e tij. Kujtojmë se Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, në një aksident me motor në zonën e Zvërnecit. Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.
Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
and then