Kërkohej për atentat, forcat speciale arrestojnë shqiptarin në Greqi. Zbulohet emri i të riut

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për përfshirje në një atentat në Greqi, është vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga forcat speciale greke.

Sipas mediave helene, Adriano Bushi u arrestua në orët e para të mëngjesit në zonën e Ovryas, në Patra, ku qëndronte përkohësisht. Aksioni u realizua nga efektivët e Departamentit të Hetimit të Krimeve, me mbështetjen e njësisë speciale EKAM dhe grupeve operacionale të DAOE.

Ndaj 32-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Achaia, ku ai akuzohet për “vrasje me dashje në tentativë”, si edhe për shkelje të ligjit mbi armët dhe lëndët plasëse.

Sipas hetimeve, Bushi dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të ndodhur më 7 prill 2026 në zonën e Nea Souli, në Patra. Autoritetet greke pretendojnë se ai, së bashku me tre persona të tjerë, kishte organizuar një takim me dy shtetas grekë pas një konflikti të mëparshëm.

Kur dy personat mbërritën në vendin e takimit, ndaj tyre u hap zjarr. Si pasojë e të shtënave, njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë, duke pësuar plagë depërtuese dhe frakturë në këmbën e majtë. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personit të katërt që dyshohet se mori pjesë në atentat.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×