U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Rimini

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në zonën e Riçiones, në provincën e Riminit, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Sipas autoriteteve italiane, arrestimi erdhi pas një hetimi të nisur në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës përgjatë zonës bregdetare. Për disa ditë, efektivët kishin mbajtur nën vëzhgim të riun, duke konstatuar lëvizje të shpeshta mes banesës së tij dhe disa zonave në qendër të Cattolicës, ku ai takohej për pak çaste me persona të ndryshëm.

Gjatë një operacioni kontrolli, karabinierët e ndaluan në momentin kur dyshohet se po i shiste një dozë kokaine një personi tjetër.

Pas arrestimit, kontrolli u shtri edhe në banesën e 25-vjeçarit, ku, me ndihmën e qenve antidrogë të Policisë Lokale të Ricciones, u gjetën edhe rreth 50 doza të tjera kokaine të ndara dhe të paketuara për shitje.

Sipas hetuesve, droga ishte fshehur në një çantë dore dhe në disa palë këpucë të vendosura në një dollap. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu materiale për paketimin e lëndës narkotike dhe rreth 1 mijë euro cash, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

Pas arrestimit, i riu u dërgua në burgun e Riminit me urdhër të Prokurorisë Publike, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore deri në zhvillimin e seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×