
Zinedine Zidane do të jetë trajner i Francës. Pas zyrtarizimit, tekniku tha fjalët e para në krye të stolit të “Gjelave”.
“Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre. Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”.
“Jam rritur me këtë ekip. Fillova në grupmoshat e reja dhe kalova çdo nivel deri te kombëtarja A, niveli më i lartë”.
“Didier, urime për gjithçka që ke arritur. Tani do të nisë një kapitull i ri me një staf të ri teknik. Do të vendos gjithë energjinë time në këtë ekip. Mezi pres të filloj”.
and then