
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”, duke arrestuar në Durrës një 23-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Në pranga ka rënë shtetasi Latif Biba 23 vjeç, i cili dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal në Itali me aktivitet në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.
Njoftimi;
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “Fast”.
Operacioni, nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Kapet në Durrës, pjesëtari i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Latif Biba, 23 vjeç.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.
and then