E ardhmja e Kristjan Asllanit në udhëkryq, sfumohet pista arabe per mesfushorin kuqezi

E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të mbetet e paqartë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të Interit për sezonin e ri, por ende nuk ka arritur të gjejë destinacionin e radhës.

Së fundmi, mediat italiane raportuan se emri i 23-vjeçarit ishte përfshirë në bisedimet mes Interit dhe Al Itihad, si pjesë e një formule që mund të lehtësonte transferimin e Musa Diaby te zikaltrit. Megjithatë, pista saudite është shuar shpejt.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, Al Itihad ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit senegalez Dion Lopi nga Almeria për rreth 19 milionë euro. Duke qenë se Lopi aktivizohet në të njëjtin rol si Asllani, klubi saudit nuk pritet të bëjë lëvizje të tjera për shqiptarin. Në këtë vendim ka ndikuar edhe kufizimi i numrit të futbollistëve të huaj që mund të aktivizohen në kampionatin saudit.

Në këto kushte, Asllani vazhdon të presë zhvillime të reja për të ardhmen e tij. Interi mbetet në kërkim të një zgjidhjeje, por negociatat me klubet e interesuara nuk kanë sjellë ende një marrëveshje. Pengesë vijojnë të jenë si paga e lartë e mesfushorit, ashtu edhe kërkesa e klubit zikaltër, që synon të arkëtojë rreth 10 milionë euro për kartonin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×