Grabitet në një tren në Itali, incidenti i pazakontë i Tares

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë një udhëtimi me tren në Itali, pasi iu vodh çanta me sendet personale.

Ngjarja ndodhi pasi Tare mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-kapitenit legjendar të Milanit, e zhvilluar në Bazilikën e Sant’Ambrogio në Milano. Pas përfundimit të ceremonisë, ai u nis me tren drejt Romës.

Gjatë udhëtimit, persona të paidentifikuar i morën çantën nga hapësira e bagazheve. Menjëherë pasi zbriti në stacionin “Roma Termini”, Tare bëri kallëzim pranë Policisë Hekurudhore të Lazios.

Reagimi i autoriteteve ishte i shpejtë. Sipas mediave italiane, policia arriti të identifikojë autorin e dyshuar vetëm pak minuta pas denoncimit, duke e arrestuar atë dhe duke sekuestruar çantën e vjedhur, e cila më pas iu kthye Tares.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×