
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar u arrestua shtetasi me iniciale A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm
and then