Kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje – Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas

Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Më herët, ndaj të kërkuarit ishte caktuar masa provizore e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditor. Mirëpo, mbasi Zvicra shprehu zyrtarisht vullnetin për ekstradimin dhe dorëzimin e tij, organi i akuzës kërkoi ndryshimin e kësaj mase.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që masa nga arrest me afat të kthehej në “arrest me burg” pa afat, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i gatshëm. Me këtë vendim, shtetasi turk do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×