Nuk i pëlqeu shërbimi/ Plas keq sherri me kamerierin dhe administratorin e hotelit në Dhërmi, ish-zyrtari i policisë i kërcënoi me jetë. Shpallet në kërkim

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku, pas një konflikti të ndodhur në një hotel në zonën e Dhërmiut.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në hotel për pushime, ku fillimisht është përfshirë në një debat verbal për shkak të pakënaqësive ndaj shërbimit të ofruar.

Më tej, kamerieri dhe administratori i hotelit kanë deklaruar se gjatë konfliktit janë kërcënuar me jetë nga ish-zyrtari.

Pas denoncimit të bërë në Komisariatin e Policisë Himarë, autoritetet nisën verifikimet dhe shpallën në kërkim Uljan Shpatarakun.

Policia po vijon punën për lokalizimin e tij, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit dhe të përcaktojnë përgjegjësitë ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×