U kapën me kokainë/ Të shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti kur policia arreston dy të rinjtë (VIDEO)

Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Në pranga janë vënë Darlin Shahinas dhe Donaldo Frate.

Dy shtetasi u arrestuan në rrugën “Egnantia”, në Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç. 19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×