VIDEO/ Vrioni “ndez” në Austri, goli i radhës me Wolfsberger

Xhakomo Vrioni po gjen veten te skuadra e Volfsberger në Austri. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish gol, në ndeshjen e kampionatit ndaj Lustenaut.

Në minutën e 45-të, ai u shërbye mjaft mirë nga Avdijaj dhe me një të majtë tokazi mposhti portierin kundërshtar. 27-vjeçari ka realizuar 4 gola në 3 ndeshje të luajtura në këtë fillim sezoni të Bundesligës austriake.

Vrioni është përshtatur menjëherë me skuadrën e re, duke treguar formë të shkëlqyer që në fazën përgatitore të verës dhe duke “rrëmbyer” zemrat e tifozëve. Për të, nuk është hera e parë që luan në Austri, pasi në sezonin 2021-2022, ishte autor i 19 golave me skuadrën e Tirol.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×