Aksident në Unazën e Madhe në Farkë – Përmbyset makina së bashku me një fadromë, dyshohet për një të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.

Sipas raportimeve paraprake, një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke bllokuar qarkullimin. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtij aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×