Barça “shënjestrën” Martinez, gati paketa 100 mln euro, vjen përgjigjja e Inter

Nëse pista Julian Alvarez bie përfundimisht, atëherë Barcelona do të hidhet “all-in” për Lautaro Martinez. Ky është lajmi i bujshëm i bërë publik nga mediat argjentinase të cilat shkojnë edhe më larg duke shkruar se Barça është gati të investojë 100 milionë euro për të bindur Inter që të lë të lirë kapitenin e tyre. Ky lajm i bërë publik nga TNT Sport në Argjentinë, gjen konfirmime edhe në Spanjë.

Mediat iberike shkruajnë se Lautaro Martinez është një kërkesë specifike e trajnerit Hansi Flick. Nuk është një sekret që Barcelona e ndjek prej kohësh Lautaro Martinez, e tentuan edhe në vitin 2020 ku dëshironin që të ishte ai pasuesi i Luiz Suarez. Situata është thuajse e ngjashme edhe këtë sezon ku Martinez shihet si pasuesi i Robert Lewandowski-t, gjithnjë nëse pista Julian Alvarez bie përfundimisht.

Pavarësisht dëshirës së Barcelonës, është thuajse e pamundur që Lautaro Martinez të largohet nga Inter. La Gazzetta dello Sport shkruan se Inter nuk ka ndërmend të shes kapitenin, Martinez është në qendër të projektit, aq më tepër që ky interesim vjen pak përpara startit të sezonit të ri. Gjithashtu, e përditshmja italian shton se për momentin, në shtëpinë e Inter nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Lautaro Martinez.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×