
Një situatë kritike është krijuar në fshatin Gojan të Pukës, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka dalë tërësisht nga kontrolli, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e banorëve dhe banesat në lagjen Pepaj.
Për t’i shpëtuar rrezikut të flakëve, autoritetet kanë nisur evakuimin urgjent të banorëve të zonës, të cilët janë strehuar përkohësisht pranë shkollës së Gojanit të Madh. Në panik e e sipër, shumë qytetarë kanë nxjerrë orenditë shtëpiake jashtë banesave në përpjekje për të shpëtuar pasurinë e tyre. Të ndodhur përballë një situate dramatike, banorët po kërkojnë me urgjencë ndërhyrje nga ajri për vënien e vatrës nën kontroll.
Ekipet e zjarrfikësve dhe efektivët e Forcave të Armatosura po përballen me një terren tejet të vështirë. Situata është rënduar edhe më shumë pasi në zonën e përfshirë nga zjarri kanë nisur të dëgjohen shpërthime të njëpasnjëshme të municioneve të vjetra ushtarake.
Të paktën 5 banesa në lagjen Pepaj ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar të gjithë lagjen. Sakaq, raportohet se ka dyshime që një nga banesat tashmë është përfshirë nga flakët.
and then