VIDEO/ Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, nis seanca për masën e sigurisë ndaj 11 të arrestuarve

Ka nisur rreth orës 11:30 në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Mendes.

Të arrestuarit janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në operacionin e shoqërimit janë angazhuar forcat “Shqiponja” të Sarandës dhe FNSH-ja.

Sipas akuzave, Sokrat Vata dyshohet si autor i vrasjes së 20-vjeçarit, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme.

Ata dyshohen për vepra penale si “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Moshmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.

Seanca në Gjykatën e Sarandës pritet të përcaktojë masat e sigurisë për secilin prej 11 të arrestuarve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vijojnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×