
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Flakët janë shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra, ndërsa gjatë natës zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës.
Forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.
Nga distanca, përmasat e zjarrit janë të frikshme, me flakët që vijojnë të përhapen në terrenin malor.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë operacioni pritet të zgjasë me orë. Zjarrfikësit duhet të jenë të pajisur me ujë dhe ushqime, për të përballuar qëndrimin e gjatë në terren.
Aktualisht era nuk është e fortë dhe nuk favorizon përhapjen e zjarrit. Nëse do të kishte erë të fortë, flakët rrezikonin të përparonin në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Forcat zjarrfikëse dhe ushtria vijojnë ndërhyrjen, me shpresën që zjarri të izolohet dhe të mos përparojë më tej.
and then