VIDEO/ Inter dhuron show në start të Serie A, 4 gola ndaj Monzës

Inter e nis sezonin e ri në Serie A me një fitore 4-1 ndaj Monzës në “San Siro”. Zikaltërit filluan takimin me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh me Çalhanoglun. Monza reagoi para fundit të pjesës së parë dhe arriti të barazojë me Varelan.

Megjithatë, në fraksionin e dytë Interi riktheu epërsinë me Zielinskin, ndërsa Esposito dhe Bissek shënuan dy gola të tjerë për të vulosur triumfin. Me këtë sukses, Interi merr tri pikët e para të kampionatit, ku objektivat mbeten të mëdha si në Serie A, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×