
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive dhe më të shtrenjta të orëve luksoze në botë.
Çmimi i një “Richard Mille”, në varësi të modelit, nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa shumë modele të rralla dhe të kërkuara arrijnë në 300-400 mijë euro. Për modelet më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.
Një orë që kushton sa një shtëpi luksoze, në dorën e një personi në momentin e arrestimit. Një detaj që, më shumë se çdo fjalë, të bën të mendosh për përmasat e pasurisë dhe luksit të tij.
and then